Ëmbëlsirë me çokollatë

embelsire me cokollatePërbërësit:
1 gotë e ujit sheqer,

1 gotë vaj,
1 gotë grizë,
1 gotë arra të bluara dhe pak rrush të thatë,
2 vezë,
lëvorja e një limoni.
Për kremin:

200 gram çokollatë,
lëngu i limonit me disa pika ujë.

Përgatitja:
Vezët dhe sheqeri tunden derisa të përzihen mirë, pastaj hidhet yndyra dhe përsëri përzihen derisa të trashet masa. Shtohet grizi, arrat e bluara, rrushi i thatë dhe lëvorja e një limoni.
Të gjitha këto përzihen mirë, hidhen në tepsi të lyer me yndyrë dhe piqen. Ëmbëlsira e pjekur lihet të ftohet dhe pastaj lyhet me çokollatë ose me shërbet të trashë ku është shtrydhur limoni.

 

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira · KEK & Biskota

Comments

Don't Miss! random posts ..