Embelsirë e lehtë dhe e shpejt

Embelsirë e lehtë dhe e shpejtPërbërësit e kësaj ëmbëlsire:

-4 vezë,
-1 gotë sheqer,
-1 gotë vaj,
-1 gotë qumësht,
-1 gotë miell
-1 gotë kokos pluhur,
-rrush i thatë, arra etj,
-1 pako pluhur për fryrje
-1 lugë vanilje
-3 lugë kakao

Përgatitja:
Fillimisht fusim në mikser vezët dhe sheqerin rreth 10 minuta. Pastaj duke i përzier vazhdimisht shtojmë vajin, qumështin, kakaon, miellin dhe pluhurin për fryrje dhe vaniljen. Masës që formuam i shtojmë kokos, arra, rrush të thatë etj. Në tepsinë e lyer me vaj kthejmë masën dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë. Nëse dëshironi shtojini edhe sherbet, duke e përgatitur me 1 ½ l ujë dhe 3 gota sheqer.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..