Embëlsira me cokollate me lajthi

Embëlsira me cokollate me lajthiPerberesit:

-350gr cokollat te hidhur (pa sheqer)
-150 gr sheqer + 2 lug
-200gr gjalp(margarin)
-1 bustine vanile
-3 vez te medha
-125 gr miell
-50 ml lajthi ose qumsht
-12 luge e vogel (krip)
-70 gr lajthi te shtypura
-2 lug shurup glikoze (sheqeri)

Gatimi:

Pergatisni furren ne nxehtesine 180°C. Tepsine ku do te piqni embelsiren e zgjidhni qe te kete nje diameter te pakten 23 cm, e lyeni me gjalpe dhe e plurosni me miell.

Shkrini gjysmen e çokollates ne mikrovale , ne fuqi maximale per nje minute, perzjeni,nqs eshte e nevojshme e lini çokollaten dhe 15 minuta ne mikrovale, perzjeni perseri dhe perserisni veprimet derisa ajo te skrihet e gjitha. Lereni te ftohet ne temperaturen e mjedisit.

Duke perdorur mixerin perzjejme 150g sheqer me 160g gjalp dhe bustinen e vaniljes derisa te fitojme nje mase homogjene kremoze. Mases i shtojme dhe çokollaten e shkrire dhe te verdhat e 3 vezeve. Me pas bashkoni miellin me likerin ose qumshtin, duke e perzjere derisa masa te behet homogjene, i shtoni lajthite.
Perzjeni me mixer te bardhat e vezeve derisa te arrini nje mase kremi dhe i shtoni pak nga pak 2 luge te vogla sheqer.Bashkoni te bardhat e vezeve me masen e cokollates,duke i perzjere derisa cokollate te shperndahet dhe te krijohet mase homogjene.

Perzjerjen te fituar e hidhni ne tepsine qe pergatitet ne fullim.E lini ne sobe per 35-40 minuta, ose e lini aq sa duke e provuar me pirua, e cponi dhe piroi del siper paksa i lagesht, atehere jeni siguruar qe masa eshte pjekur mire. E lini te ftohet ne tepsi per 15 minuta, pastaj me shume kujdes e heqim qe aty dhe e vendosim ne pjaten e tortes me shume kujdes dhe e leme te ftohet plotesisht.

Tani pergatisim kremin me cokollat.Shkrijme gjalpin e mbetur,shurupin e sheqerit dhe nje luge uji, te gjitha keto ne nje tenxhere me fund te rende duke i lene ne flake te lehte, e perzjejme mishelen derisa do filloje te zjeje.E heqim nga zjarri duke i shtuar masen e çokollates qe mbeti, i perzjejme derisa masa behet homogjene. Me pas i leme te ftohen ne temperature ambjenti.

Hedhim 3 luge krem çokollate ne nje shiringe kuzhine. Kremin tjeter e hedhim mbi torte dhe e shperhapim ne menyre uniforme.E lini te prehet per disa minuta, me pas shiringes i vini pajen e holle dhe me te kaloni pjesen e tortes ne forme rigash apo forma qe deshironi.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..