Embëlsir me nutella

Embëlsir me nutellaPerberesit:

-6 veze
-6 luge sheqer
-6 luge miell
-1 pluhur paste
-1 sheqer vanile
-4 luge nutella krem

Perbersit per kremin dhe per glazuren:

-500 ml ajke e embel
-7 luge nutella
-Arra te bluara
-100 gr qokollate per gatim e shkrire

Sherbeti:

-2 dcl uje
-5 luge sheqer

Pergaditja:

Tunden veqmas te verdhat dhe te bardhat e vezeve.Te verdhat tunden me gjysmen e sheqerit dhe sheqer vanilen.Te bardhat tunden veqmas e pasi te behet shkume e forte i shtohet gjysma tjeter e sheqerit.

Ne masen me te verdhat pasi tunden me sheqer shtohen ngadale nutella e pastaj mielli i perzier me pluhur paste dhe gjysma e mases me shkumen e te bardhave .Pasi e perziejm mire e qesim edhe pjesen tjeter te shkumes dhe e perziejm me luge qe te mos ulet masa dhe pasi perzihet mire qitet ne kallep te lyer me yndyre dhe te mbuluar me leter per pjekje.

Pasi piqet ne temperature 180 per 30 minuta e leme te ftohet.Pastaj e ndajme ne tri shtresa dhe secilen shtres e lagim me sherebtin e pergaditur me uje dhe sheqer ku uji zihet me sheqer dhe ftohet dhe ashtu i ftohet lagen shtresat e ndara te pandispanjes.

Kremi behet me perzierjen e ajkes me nutella dhe seccilen shtrese e lagim me sherbet dhe e lyejme me krem dhe nga jasht e lyejm me kremin e mbetur.Per dekorim mund te perdorim arra te bluara.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira · KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..