Domate të pjekura me fasule

Domate të pjekura me fasulePërbërësit:
-700 gr domate (shumë të pjekura, të prera në copa)
-2 lugë gjelle vaj ulliri (ekstra i virgjër)
-2 filxhanë çaji fasule të kuqe (ose të bardha, të gatuara)
-2 lugë gjelle majdanoz (i freskët, i copëtuar)
-2 lugë gjelle borzilok (i freskët, i copëtuar)
-2 lugë gjelle kaper (të drenazhuar dhe të copëtuar) kripë piper piper i kuq (me copa)

Përgatitja:

Nxehim paraprakisht furrën në 200 gradë C. Vendosim domatet në një tavë gatimi në furrë dhe i spërkasim sipër me vaj ulliri.I pjekim për 25 minuta dhe pastaj i heqim nga furra.Shtojmë përbërësit e mbetur, pastaj i përziejmë mirë dhe i kthejmë në furrë.I pjekim edhe për 15 minuta të tjera derisa çdo gjë të jetë nxehur dhe të lëshojnë flluska.
I shijojmë dhe rregullojmë sasinë e kripës.I shërbejmë në temperaturën e dhomës.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..