Domate të mbushura me ton dhe vezë

Domate të mbushura me ton dhe vezëPërbërësit:

– 4 sardele,
– 4 domate,
– 1 lugë gjelle kaperi,
– 100 gr majonezë,
– 2 vezë,
– 150 gr ton,
– disa gjethe trumze,
– kripë.

Përgatitja:

Për të përgatitur domatet e mbushura, duhet të pritni pjesën e sipërme të tyre dhe t’i lini në një anë, me ndihmën e një luge boshatisini domatet nga tuli, kripësoni lehtësisht dhe lërini të kthyera në një pjatë që të kullojnë.

Ndërkohë zieni dy vezë dhe lëreni të ftohen, më pas grijini në copa të vogla. Në një enë, hidhni majonezën bashkë me tonin, kaperin dhe sardelet, duke bashkuar edhe vezët me gjethet e trumzës, kripë e piper.

Përziejini të gjithë përbërësit deri sa të përftoni një përbërje homogjene. Mbushni domatet me përbërjen dhe më pas shërbejini.

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..