Domate te mbushura me spageti

Përbërësit për 4 persona:

– 4 domate
-125 gr shpageta
– 3 copë djathë i shkrirë
– 2 dl shtalp
– 1/2 koke qepë
– 1 lugë salcë domatesh
-1 thelb hudhër
– 50 gr gjalpë
– vaj, kripë dhe piper i zi.


Procedura:

Në tenxhere në zjarr me ujë i ziejmë shpagetat.

Domateve ua presim pjesën e sipërme dhe ua nxjerrim brendinë. Pjesën e brendshme të nxjerrë të domateve e presim në copë dhe e hedhim në enë të thellë.

Në tenxhere në zjarr hedhim gjalpë dhe vaj. Në yndyrën e nxehtë e skuqim qepën e grirë. E grijmë thelbin e hudhrës dhe e hedhim në tenxhere. I shtojmë edhe brenditë e domateve të prera. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi. Shtojmë një lugë salcë domatesh dhe shtalpin. Djathin e shkrirë e presim në copë dhe e shtojmë në tenxhere. Përziejmë derisa të shkrihet djathi i shkrirë. Pastaj, në tenxhere i shtojmë shpagetat e ziera. Me këtë masë i
mbushim domatet.

Në enën e qelqit rezistuese ndaj zjarrit hedhim vaj dhe i vëmë në të domatet e mbushura. Enën e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

Domatet e mbushura i vëmë mbi gjethe sallate jeshile. Sipër hedhim parmezan.

Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..