Domate të mbushura me kërpurdha

Per 6 racione:

6 domate te pjekura
1 qepe
2 veze
150 g kerpudha
1 luge supe gjalp
trumze
dafine
majdanoz
4 thelpinj hudher
1 filxhan caji qumesht
peksimadhe
tul buke
kripe
piper
1 luge kafe leng limoni

Pergatitja:

1. Lahen domatet, thahen dhe u behet gati vendi i mbushjes duke u hequr tulin.
2. Ne tenxhere hedhim tulin e domateve dhe shtojme 1 qepe te grire, nje fije trumze, 1 gjethe dafine, kripe e piper. I vendosim ne zjarr te dobet qe te shteroje pak.
3. Ziejme Vezet.
4. Lahen dhe pasrohen kerpudhat, vendosen ne zjarr ne nje tenxhere me 1 luge supe gjalp, 4 luge supe uje te kripur dhe disa pika leng limoni per 2-3 minuta.
5. Pergatitet mbushja duke perzier purene e domateve me qepet, me vezet e coptuara, me kerpudhat, hudhrat dhe majdanozin e grire holle. Shtohet aty edhe pak tul buke i njomur me qumesht.
6. Mbushen domatet me kete mase te pergatitur dhe rradhiten ne nje tave dheu te mbushur me gjalpe.
7. Hidhet siper peksimadhe dhe vendoset ne furre te nxehete per rreth 15 minuta.

Keshille: Per ta bere sa me te shijshme mbushjen, tuli i bukes mund te njomet me leng pule ose mishi.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Vegjetariane

Don't Miss! random posts ..