Përbërësit:
– 8 domate të pjekura
– 4 lugë vaj ulliri
– 50 gr miell
– 0.5 l qumësht
– kripë e piper
– pak arrëmyshk (frut tropikal me aromë të fortë)
– 200 gr djathë
– 1 lugë majdanoz i grirë
– 1 lugë borzilok i grirë
Përgatitja:
Pritini domatet përgjysmë, hiqini farat dhe kriposini. Lërini të kullojnë përmbys. Ngrohni 3 lugë vaj në një tigan, shtoni miell duke e përzier me një lugë druri. Skuqni miellin, pastaj shtoni ngadalë qumësht duke mbajtur një zjarr mesatar, gjithmonë duke përzier derisa salca të trashet. Shtoni kripë, piper, arrëmyshk e djathë dhe përziejeni derisa të shkrihet djathi. Vendosini domatet në një enë qelqi zjarrduruese furre. Hidhuni kripë, piper, vaj e majdanoz dhe piqini në furrë në 200 gradë për 20 minuta. Hiqini domatet nga furra dhe mbushni me përzierjen me djathë. Vërini në zjarr edhe për 10 minuta dhe shërbejini.