Veçoritë ushqyese: dietë vegjetariane në kuptimin më të zakonshëm, nënkupton konsumimin e vezëve dhe produkteve të qumështit.
Konsumi i vezëve dhe produkteve të qumështit ndihmon në parandalimin e mungesave që shkaktohen nga mos konsumin e peshkut dhe mishit, duke qene se ato na furnizojnë me proteina.
Lidhur me vezët, drithërat dhe frutat e thata, ato na furnizojnë me hekur; produktet e qumështit na japin kalcium; drithërat na furnizojnë me vitaminë B; frutat dhe perimet me vitaminë A; veza dhe produktet e qumështit me vitaminë D.
Menyja tipike vegjetariane në një ditë:
Mëngjesi:
Qumësht ose nënprodukt i qumështit;
Drithëra;
Fruta të freskëta
Dreka:
Vezë;
Drithëra dhe fruta të thata;
Sallatë;
Nënprodukt i qumështit( djathë, kos, gjalpë etj)
Darka:
Drithëra dhe perimet jeshile;
Nënprodukt i qumështit( djathë, kos, gjalpë etj);
Fruta të freskëta;
Bukë integrale
Për të plotësuar nevojat proteinike, thjesht konsumoni çdo ditë të paktën 3-4 produkte të qumështit, vezët (përveç rasteve kur keni probleme me kolesterolin) dhe të paktën një pjatë me drithëra (gruri, tërshëra, misri, thekra, elbi) të shoqëruara me bishtaja (thjerrëza, bizele, sojë, fasule të thata).
Pjesa tjetër e dietës duhet të përbëhet nga fruta, perime, fruta të thata (arra, bajame) dhe bukë.
Në mënyrë që të maksimizoni mangësitë, përveç një diete të ekuilibruar, ju mund të përdorni disa suplemente ushqimore për të përmirësuar furnizimin tuaj me proteina, minerale dhe vitamina.