Nevojiten:
- 1/2 kg dredhëza të freskëta ose nga frizi,
- 100 gr sheqer,
- 1 qeskë krem të rrahur.
Përgatitja:
- Shtypen dredhëzat me sheqer në blender,ose kalohen në sitë.
- Derdhen në 6 pjata të vogla.
- Në mes vihet nga një lugë krem i përgatitur. Kremit mund t’i shtohet pak pure dredhëzash duke e përzier me pirun.
- Përreth hidhet nga një lugëz krem. Vizat tërhiqen me rrëmojëse ose majë thike.
- Në vend të kremit të rrahur, në mes mund të vihen toptha akulloreje.