Dardha të mbushura me djathë, arra dhe mjaltë

Dardha të mbushura me djathë, arra dhe mjaltëPërbërësit:

– 2 dardha

– 50 g sallatë aragula (ricota)

– 80 g djathë dhie i freskët ose krem djathë

– 3 lugë të plota mjaltë + 1 lugë të vogël

– thërrime arrash ose lajthish

– 1 lugë të vogël gjalpë

Përgatitja:

1. Dardhat e lara i ndajmë në mes.

2. Shkrijmë mjaltin me gjalpin në një tigan që nuk ngjit. Vëmë këtu dardhat në kontakt me tiganin, nga ana pa lëkurë e tyre. I lëmë për 10-15 minuta në flakë të ngadaltë ose deri sa të shohim që është krijuar një karamele i trashë.

3. Në një tas përziejmë aragulën me mjaltin që ka mbetur dhe djathin e dhisë. Heqim pjesën e farave te dardhët dhe te gropa e vogël që krijohet i mbushim me pak nga përzierja e mësipërme. I spërkasim me pak kripë, thërrime arrash, i vëmë në një tavë me letër furre dhe i fusim të piqen për 15-20 minuta në furrën e ngrohur më parë me 180°. I shërbejmë kështu ose me një shtresë aragula.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..