Çorbë patatesh me bisht viçi të tymosur

patateNë tenxhere me yndyrë fërgohet qepa,karota dhe speci gjersa të zbuten pak. Shtohet piperi,1 lugë specall,dafina dhe mishi I prerë. Së bashku fërgohen 5 min.në zjarrë të ulët,pastaj shtohet ujë I nxehtë sa të mbulohet mishi për 2 gishtërinjë. Mishi zihet në zjarrë të mesëm gjersa të zbutet e sipas nevojës shtohet nga pak ujë. Hidhen patatet e prera në copa të mesme,çorba kriposet sipas shijes dhe zierja vazhdon gjersa të zihen patatet. Hidhet majdanoz I prerë imët dhe gjella e nxehtë shërbehet me speca turshi ose lakër rasoji.

1 bisht viçi I prerë në disa pjesë,
2 qepë,
1 karotë,
1 spec,
1 kg.patate,
kripë,
piper,
specall,
1 fletë dafine,
majdanoz,
vaj ulliri ose gjalpë.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..