Çorbë me spinaq

receta gatimi per pergaditjen e corbes me spinaq

receta gatimi per pergaditjen e corbes me spinaqPër 4 persona nevoiten:

  • 600 gr spinaq ,
  • 200 gr oriz ,
  • 4 lugë parmezan ,
  • 1 vezë,
  • 50 gr gjalpë ,
  • 2 kube supë e gatshme ,
  • vaj,
  • kripë dhe piper i zi.

Përgatitja:

Në tenxhere në zjarr hedhim ujë dhe i shtojmë kubet e supës së gatshme.

Në tenxhere tjetër në zjarr e hedhim gjalpin. Spinaqin e pastruar dhe të larë e presim në copë dhe e skuqim në gjalpin e shkrirë. Hedhim kripë dhe në tenxhere e derdhim supën e zier. Pasi zien çorba, në tenxhere e shtojmë orizin.

Tenxheren me çorbën e zier e heqim nga zjarri. E thyejmë vezën dhe e rrahim me tel kuzhine. Në enën me vezën e rrahur shtojmë një lugë parmezan. Në pjatën e thellë vëmë nga veza dhe parmezani. Me garuzhdë, në pjatë vëmë nga çorba. Hedhim parmezan.

Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
·
Article Categories:
Supa

Don't Miss! random posts ..