Çorbë me patate

Çorbë me patatePërbërësit:

-1 kg patate
-1 – 2 qepë
-1 – 2 speca
-2 karrota
-1 – 2 domate
-Kripë
-Biber t’kuq
-Biber t’zi
-Vaj

Përgatitja:

Qepën e grijmë dhe e kaurdisim me spec, karrota, kripë dhe biber te kuq, pastaj ia shtojmë patatet e prera në formë kubi. Ashtu së bashku i kaurdisim për disa minuta, pastaj i shtojmë përafërsisht 1L. ujë të nxehtë dhe i lëmë të zihen për afër 1 orë. Kur patatet janë zier mirë i shtojmë domatet e qëruara dhe të coptuara dhe e lëmë çorbën të zihet edhe për 15min. Çorba me patate servohet e nxehtë me sallata te ndryshme ose turshi.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..