Çorbë me hithra

ÇorbëHithrat pastrohen, lahen dhe në enë me 2 litra ujë të njelmët zihen ½ orë.

Pasi të kullohen dhe të ftohen pak, hithrat priten imët. Veçan në qepën gjysmë të fërguar, hidhet mielli i cili përzihet kohë pas kohe, gjersa të fërgohet qepa. Shtohen hudhrat e shtypura, specalli dhe hithrat e kulluara të cilat fërgohen në zjarr të ngadaltë për 5 minuta, duke i shtuar ujë në të cilin janë zier hithrat.

Çorba kriposet sipas shijes, i hidhet piper dhe zihet edhe 5 minuta në zjarr të ngadaltë. Tunden vezët, shtohen djathi i troshitur, ajka dhe pasi të përzihen mirë, i shtohen çorbës, duke e përzier atë vazhdimisht. Largohet nga zjarri dhe shërbehet e nxehtë.

PËRBËRËSIT:

1/2 kg hithra të njoma,
1 qepë ose një tubë qepë të reja,
2 thelpinj hudhre,
1 lugë gjalpë ose
2-3 lugë vaj,
2 lugë miell misri, pak specall,
1/4 kg djathë,
2 vezë,
1 lugë ajkë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Supa

Don't Miss! random posts ..