Copëza mishi të tiganisura me perime

Frying meat pieces with vegetablesPërbërësit:

-300 g mish vici tul

-5-6 speca jeshil

-një dorë domate të vogla

-2-3 speca djegës turshi

-një tufë e vogël majdanoz

-3-4 thelpinj hudhër

-pak kripë dhe piper të zi

-pak rigon

-2-3 lugë vaj ulliri

-1 gotë verë të bardhë

Përgatitja:

Prisni tulin e mishit në copëza të vogla. Vendoseni të kaurdiset me vajin e ullirit derisa të thekriset mirë nga të gjitha anët. Kriposeni. Hiqeni dhe ruajeni mënjanë.

Në të njëjtin tigan vendosni të kaurdisen dhe specat e prera në copa të vogla. Sapo të marrin faqe shtoni edhe domatet e prera. Kaurdisini së bashku në zjarr të lartë derisa dhe domatet të thekrisen.

Shtoni hudhrat e grira, majdanozin e grirë, pak kripë, pak piper, rigon dhe mishin. Përziejini që shijet të lidhen dhe shuajini me verë të bardhë.

Sapo vera të avullojë, hiqeni nga zjarri. Shërbejeni me speca djegës, turshi të prera në copa të vogla dhe majdanoz.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..