Copeza mishi me birre dhe mjalte

Perberesit
-500 gr mish vici
-1 Qepe e madhe ose 2 te vogla
-1 Spec i kuq
-1 Shishe birre Korca
-1 Luge caji mjaltë
-Vaj ulliri ’’Altis’’
-Kripë
-Piper i zi
-Spec djegës

Pergatitja
Kavërdisim qepën në një tigan me vaj ulliri, presim në copa të vogla specin e kuq dhe ia shtojmë qepës, e lëmë të zbutet mirë duke i shtuar pak birrë, e rregullojmë me kripë dhe piper të zi, e hedhim të gjithën në mikser duke i shtuar një lugë kafeje mjaltë. E fusim në mikser sa të formohet një krem i lëmuar. Në të njëjtin tigan shtojmë përsëri pak vaj dhe copëzat e mishit të viçit, hedhim pak kripë duke e shuajtur me pjesën tjetër të birrës dhe shtojmë më pas kremin e specit te kuq, që sapo përgatitëm. E lëmë të ziejë mirë për 15-20 minuta derisa salca të shterojë dhe të trashet sa duhet.

Article Tags:
Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..