Çomlek

comlekKjo është gjellë që përdoret më tepër në stinën e dimrit.
Qepët (qepujkat ) sa një kokërr arre qërohen dhe të skuqen në nje tigan me yndyrë e hidhen në texhere.
Në mungesë të qepujkave përdoren qepë të zakonshme të prera në dysh ose katërsh ( sipas madhësisë )
Në tigan kuardiset qepë e grirë hollë, hidhet salcë, pak spec, kripë, piper, fletë dafine, thejpinj hudhre të paqeruara nga cipa, pak dru kanelle ose 2-ë copë karafila.
Përzirja shuhet me uthull dhe hidhet te qepët.
Pastaj hidhet ujë ose më mirë lëng mishi, sa të mbulohen qepet në ë/4 e vëllimit që ato zënë anët më brumë që të mos dalë aroma e erëzave ose në tenxhere me presion pëe 8-10 minuta.
Comleku mund të përgatitet edhe pa u kuardisur qepët, por në tenxhere vendosen të njëjtat produkte.
Kjo mbullet mirë dhe zihet derisa të jetë gati.
Më i mire comleku bëhet kur përgatitet në enë balte (vorbe) ku zierja bëhet ngadalë.
Si lyrë përdoret vaji i ullirit.

Për 4-5 përsona duhen :
Qepë 1kg
vaj 2 filxhanë
salcë 1 luge gjelle
verë se uthull 1 filxhan kafeje
hudhër 1 kokërr mesatare
kripë
piper
2 fletë dafine
pak kanellë

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..