Çomlek me qepë

Përbërësit për 4-5 persona:

1 kg qepë,
2 filxhanë kafeje vaj
1 luge gjelle salcë
një filxhan kafeje verë
një kokërr hudhër
kripë
piper
2 gjethe dafine

Qepujkat (qepët sa një kokërr arre) qërohen dhe të paprera skuqen në tigan me yndyrë e hidhen në tenxhere. Në tigan hidhet një kokërr qepë e grirë hollë, kaurdiset pak, shtohet salcë dhe pasi kaurdisen së bashku, shuhen me verë të kuqe ose të bardhë, shtohet kripë, piper, ujë dhe hudhra.
Tenxherja mbulohet mirë dhe lihet në zjarr të ngadaltë për 20-30 minuta.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..