Çomlek me mish vici

Çomlek me mish viciPër 6 persona:

1kg mish vici ( tul )
1 kg qepë të njoma
150 gr gjalpë, pak vaj
1 gotë verë e bardhë
4-5 domate të pjekura të qëruara e të prera hollë
2 thelpinj hudhër
2 gjethe dafine
pak rozmarinë,kripë e piper,
selino
2 karota,
miell
2 speca jeshil të prerë në shirita

Përgatitja:

Një ditë më parë se te gatuani çomlekun përzieni në një tas, mishin, karotën e grirë, specat, rozmarinën, selinon.
Ditën tjetër vendosni tenxheren me fund të trashë me pak vaj e gjysmën e gjalpit. Lyeni copat e mishit me pakëz miell dhe skuqini për pak minuta shuani me verë dhe me lëngun e tasit e një dite me parë me gjithë përbërësit që ndodhen aty.
Skuqni qepët me domatet me pjesën tjetër të gjalpit për pak minuta në një tigan dhe hidhini tek mishi, hidhni kripën dhe piperin, rregulloni për ujë n.q.s është e nevojshme i lini të zihen në zjarr të avashtë për 1 orë e gjysmë derisa të mbetet pak salcë.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:

Don't Miss! random posts ..