Çokollatë e ngrohtë

Perberesit per 1 filxhan çokollate te ngrohte:

-1 luge plot kakao te hidhur pluhur (e cilesise me te mire)
-2 luge plot sheqer kallamsheqeri (ngjyre kaf)
-1 luge te vogel miell 00
-250ml qumesht

-pak kanelle
-gjysme luge te vogel gjalp (sipas deshires)

Vendosim ne nje tenxhere te vogel kakaon pluhur, sheqerin, miellin dhe pak kanelle duke i perziere te gjithe perberesit bashke derisa te homogjenizohen. Shtojme pak nga pak qumeshtin e ftohte dhe gjithmone duke e perziere duhet te perftojme nje krem te trashe ngjyre kafe dhe pa kokrriza. Ne kete moment hedhim edhe qumeshtin e mbetur dhe e vendosim masen ne zjarr te avashem duke patur kujdes qe cokollaten ta perziejme gjate gjithe kohes per shkak se mund te formohen kokrriza dhe te ngjise ne anet e enes. E leme ne kete menyre rreth 10 minuta apo derisa te arrije trashesine e deshiruar. E heqim nga zjarri, e hedhim ne nje filxhan dhe e shijojme sipas deshires me pak pana siper.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Pije

Comments

Don't Miss! random posts ..