Choco Bounty

Choco BountyPërbërësit:

-350 gr. sheqer

-300 gr. biskota të bluara

-200 gr. kokos

-150 gr. margarinë

-½ gotë ujë

Glazura:

100 gr. çokollatë për zierje

1 lugë vaj

1 lugë sheqer

½ filxhan i vogël qumësht

Përgatitja:

E vëmë të vlojë uji me sheqer dhe margarinë. Pasi të shkrihet sheqeri dhe margarina, e largojmë nga zjarri. Kur ftohet, vendosim kokosin së bashku me biskotat e bluara dhe përzihet mirë.

Këtë masë e shtrijmë me dorë në një kallëp të vogël katrore. Pasi të jetë ftohur mirë, e presim në katrorë më të gjatë.

Në ndërkohë zihet glazura me shkrirjen e çokollatës dhe e lëmë të ftohet.

Pastaj çdo katrorë kalohet nëpër këte glazurë dhe lihen të ftohen.

Forma dhe madhësia bëhet sipas dëshirës.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..