Chips shtëpie

Chips shtëpiePërbërësit:

-Patate
-Vaj luledielli për skuqje
-Kripë/piper/rigon

Përgatitja:

Në fillim qërojmë patatet me shumë kujdes. I lajmë dhe i presim ato në feta sa me të holla. I vendosim më pas në një enë me ujë dhe i lëmë aty për rreth 2 orë, ndërsa ndërrojini ujin 1 herë në 1 orë. Kjo bën që patatet të heqin niseshten e tepërt dhe të bëhen sa me krokante. Pas 2 orësh i kullojmë dhe i thajmë me letra kuzhine.

I skuqim në tempertaturë 190 gradë, në vaj të bollshëm afërsisht 3 minuta dhe më pasi i heqim duke i vënë menjëherë në një letër kuzhine.

Pasi t’ju jetë pirë vaji, hidhini kripën dhe erëzat dhe lerini të ftohen plotësisht në temperaturë ambienti.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Vegjetariane

Don't Miss! random posts ..