Chesecake me çokollatë

ChesecakePërbërësit:
Për bazën: 170 gr biskota me çokollatë, 60 gr gjalpë
Për kremin: 450 gr djathë kremoz, 250 gr gjizë, 100 gr sheqer, 3 kokrra vezë, 1 lugë kakao pluhur, 180 gr panna, 200 gr çokollatë e errët, kripë
Për dekorimin: kakao pluhur dhe manaferra të kuqe
Përgatitja:
Thërrmoni imët biskotat dhe përziejini me gjalpin. Përhapni masën në një tavë me diametër 20 cm me skaje të ngritur. Vëreni në frigorifer të forcohet të paktën për 15 minuta. Shkrini çokollatën në një banjëmari në mikrovalë dhe lëreni të ftohet pak. Në një tas përzieni djathin dhe gjizën derisa të bëhen një masë kremoze. Shtoni vezën duke u kujdesur të bëni përzierjen siç duhet. Shtoni kakaon, panën kripën dhe çokollatën e ftohur pak. Hidheni këtë përzierje mbi bazën me biskota.
Piqeni ëmbëlsirën përreth 1 orë e15 minuta në një furrë me 160 gradë celsius të nxehur paraprakisht. Lëreni të ftohet në temperaturën e ambientit dhe futeni në frigorifer për të paktën  8 orë.  Servireni duke hedhur mbi sipërfaqen e saj, kakao pluhur dhe manaferra e fruta të tjera të kuqe.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Comments

Don't Miss! random posts ..