Cheesecake me nektarina

Cheesecake me nektarinaPërbërësit:

– 150 gr amareta të thata,
– 100 gr biskota të thata,
– 150 gr rikota kremoze,
– 50 gr gjalpë,
– 700 gr kos,
– 90 gr të bardha veze,
– 120 gr sheqer,
– 2 lugë sheqer i bluar,
– 50 gr çokollatë,
– 3 nektarina,
– 10 gr xhelatinë,
– 2-3 lugë qumësht,
– 3 lugë liker amareto,
– 1/2 gotë verë.

Përgatitja:

Përzini në mikser amaretat dhe biskotat, më pas shtoni rikotën, gjalpin e shkrirë, likerin duke i përzier përsëri. Shtrini përbërjen në një enë me thellësi 26-28 cm dhe përhapeni me një lugë.

Përzieni të bardhat e vezëve me sheqerin e bluar. Përbërjen futeni në banjëmari dhe përziejeni herë pas here, deri sa të bardhat e vezëve të trashen dhe lëreni të ftohen. Ngrohni qumështin, shkrini xhelatinën dhe përziejini me kosin në një enë.

Me pas shtoni të bardhat e vezëve dhe çokollatën. Pritni nektarinat në feta dhe skuqini në një tigan me pak verë dhe sheqer, më pas lëreni të ftohen me shurupin e vet. Hidhni shkumën e përgatitur në një enë dhe lëreni të ftohet në frigorifer për 4-5 orë.

Në momentin që do të shërbeni tortën zbukurojeni me fetat e nerktarinave duke i vënë lehtësisht në sipërfaqen e tortës.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..