Cheesecake i ftohtë me biskota Oreo

Baza për tavë me diametër 20/22 cm
● 250 g biskota Oreo
● 80 g gjalpë i butë si krem në temperaturë ambienti
Për mbushjen:
● 300 g djathë Philadelphia
● 150 g Mascarpone
● 200 g çokollatë e bardhë
Për dekorim:
● 200 ml pana e ftohtë nga frigoriferi
● 2 lugë të mëdha Mascarpone
● 3 lugë sheqer
● 1 bustinë vanilje
● mjedra ose frutë tjetër sipas dëshirës

Përgatitja:
1Baza: Në blender grijmë biskotat bashkë me gjalpin derisa të bëhen si pluhur. E hedhim këtë masë në tavën e veshur me letër furre në bazë dhe në anësoret e saj (në fillim lyejmë tavën me gjalpë dhe më pas vëmë letrën e furrës. Gjalpi në këtë rast shërben si ngjitës). E shtypim me rrahësin e mishit ose fundin e një gote që të bëhet sa më kompakte dhe më pas e vëmë tavën në frigorifer për 15/30 minuta.

Mbushja
2Shkrijmë çokollatën e bardhë në banjëmari ose në mikrovalë. E lëmë mënjanë të vaket.
3Në një tas hedhim Phialdelphia-n, Mascarpone-n dhe çokollatën e vakët. I rrahim me rrahësin elektrik të vezëve derisa të kemi një krem si të ngrirë (3-4 minuta) e hedhim mbi bazën e biskotave, e nivelojmë me lugë dhe e lëmë përsëri në frigorifer për të paktën 2 orë.

Dekorimi:
4Pas kësaj kohe rrahim me rrahësin elektrik panën e ftohtë nga frigoriferi bashkë me sheqerin, Mascarpone-n dhe vaniljen derisa të bëhen marengë (si krem i ngrirë). E hedhim më pas në një qese pastiçerie dhe zbukurojmë ëmbëlsirën, të cilën e kemi hequr nga tava. Vëmë sipër nga një mjedër.
E ruajmë në frigorifer. /Living/

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira · KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..