Cheesecake

Përbërësit:Cheesecake

400 gr biskota të thata (më mirë tip “ digestive”)
5 vezë
250 gr sheqer
250 ml ujë
1 qeskë xhelatinë për torta
2 lugë sheqer
250 gr gjalpë
1 qeskë vanilje
600 gr djathë Filadelfia
1 konfeksion marmalatë manaferrash ose fruta pylli

Përgatitja:

Thërrmojmë biskotat dhe i përziejmë me gjalpin e shkrirë, thjesht me duar. Veshim me letër furre një tortierë ku hedhim biskotat e thërrmuara, të cilat i shtypim mirë për të krijuar kështu bazën e tortës. Tani vëmë në mikser vezët me sheqerin dhe vaniljen, ifrulojmë të gjitha së bashku, pastaj shtojmë djathin Filadelfia dhe i përziejmë përsëri. Hedhim kremin e formuar mbi bazën me biskota të tortës dhe e pjekim në furrë me 150 gradë për rreth 1 orë.
E lëmë tortën të ftohet. Shkrijmë në pak ujë qeskën e xhelatinës me 2 lugë sheqer dhe e valojmë për 1 minutë. Zbusim marmelatën me gjysmën e këtij shurupi, lyejmë me të tortën dhe e fusim në frigorifer për gati 1 orë.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..