Cheese Cake

Përbërësit:

1 pako biskota digestive
1 filxhan arra ose bajame
1/2 pako gjalpë
1 pako krem djathi (maskeronë)
1 filxhan qumësht panda (qumësht i ëmbël dhe i trashë)
2 limona
1 vazo reçel / marmelate luleshtrydhe ose fruta te pyllit (mund të përdorni çdo lloj reçeli ose marmelate)

Përgatitja:
1. Në radhë të parë përgatisim bazën e ëmbëlsirës. Ne mikser vendosim biskotat dhe arrat.
2. Shkrijmë gjalpin dhe e përziejmë me biskotat dhe arrat e shtypura.
3. Këtë masë e shtrojmë në një tepsi dhe e ngjeshim mirë me dore, që të formohet një shtresë e njëtrajtshme.
4. Në mikser rrahim kremin e djathit (maskeronë) me lëkurën e grirë të dy limonëve dhe qumështin panda, derisa masa ta shtojë vëllimin.
5. Kremin e përfituar e shtojmë mbi biskotat.
6. Për të përfituar salcën që do të hedhim mbi krem, hollojmë reçelin (marmelatën) me pak ujë.
Këtë salcë do ta hapim mbi shtresën e kremit të ëmbëlsirës vetëm pas një ore, pasi ta kemi vendosur njëherë ëmbëlsirën në frigorifer që të mpikset pak.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Comments

Don't Miss! random posts ..