Çervish me kofsha pule

Çervish me kofsha pulePërbërësit:

-1 pulë ose 1kg kaqika të pulës
-15 lugë gjelle miell misri
-2 dl vaj ose 200 gr gjalpë
-1 qepë
-1lugë gjelle krip
-200gr petë bakllave
-Biber t’kuq
-Biber t’zi

Përgatitja:me pule

Mishin e pulës e zijmë me qepë,krip, biber t’kuq dhe biber t’zi afër 1 orë varësisht qfare është pula. Miellin e misrit e kavërdisim afër 20 min.me yndyrë dhe kur fillon të ndron ngjyrë ( ngjyr kafeje t’qeltë) atëherë e përvlojmë me langun e mishit dhe e përzijmë vazhdimisht qe të mos bëhen duqa. Qervishin e derdhim mbi petet e bakllavës, paraprakisht te skuqura në tavë ,sipri e qesim mishin e pulës dhe e fusim tavën në furrë të reshkët afër 15 min. Çervishi me miell misri dhe me mish pule servohet me kos dhe hudher.

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..