Calzone me proshutë dhe djathë

Calzone me proshutë dhe djathëPërbërësit:

-1 pako me petë sfoliat

-200 gram rikota

-150 gram djathë pice

-150 gram proshutë e zierë në kubikë

-Kripë e piper sipas dëshirës

Përgatitja:

Në një tavë të veshur me letër furre, shtrojmë petët sfoliat. I mbushim në mes, por lini nga dy anë 5 centimetra bosh. Në mes hidhni djathin, proshutën dhe lyejeni me rikota. Hidhni kripe dhe piper të zi dhe paloseni, në mënyrë që petët të mbajnë brenda përbërësit. Puthitni shiritat e lënë bosh dhe shtypini me dorë që petët të bashkohen me njëra – tjetrën. Edhe anët bashkojini, që të formohet një gjysmë rreth i mbyllur. E fusni më pas në furrë me 180 gradë, që të fryhet dhe të skuqet sipërfaqja. Kur mendoni se është pjekur hiqeni dhe shërbejeni të ngrohtë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..