Çaji i gjelbër përmirëson punën e trurit

Sipas studimit britanik, konsumimi i çajit të gjelbër mund të ndikojë në përmirësimin e funksioneve të trurit, duke ndikuar pozitivisht në grimcat e trurit që janë të ndërlidhura me kujtesën.

Studimi i publikuar në revistën “European Journal of Clinical Nutrion” kishte plotësuar Listën e ndikimit pozitiv të çajit të gjelbër, që po ashtu përfshin edhe zvogëlimin e rrezikut për t’u prekur nga sëmundja e Alzhaimerit dhe forma të ndryshme të kancerit, përmirësimin e shëndetit oral dhe kardiovaskular, si dhe ndihmon në rast se dëshironi të humbni në peshë.

Ky është studimi i parë, i cili ndryshimet në tru pas konsumimit të çajit të gjelbër i ka incizuar me rezonancë magnetike. Gjatë studimit ishte vërtetuar se sa më e madhe të jetë doza e çajit, aq më i fortë është ndikimi pozitiv në funksionimin e trurit.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Këshilla

Comments

Don't Miss! random posts ..