Çaji i gjelbër parandalon kancerin e mëlçisë

Çaji i gjelbër parandalon kancerin e mëlçisëNë mënyrë sistematike hulumtuesit janë duke kërkuar për produktet të cilat kanë efekte pozitive në parandalimin dhe shërimin e kancerit të të gjitha llojeve.

Një hulumtim i publikuar në vëllimin e muajit Janar (2016), në revistën shkencore Nutrition elaboron ndërlidhjen në mes të konsumimit të çajit të gjelbër dhe ndikimin e këtij konsumi në simptomat kancerogjene tek banorët e shteteve aziatike (Kinë, Japoni dhe Singapor). Të dhënat totale të 465,274 pjesëmarrësve u analizuan me 3694 raste të prezencës së kancerit në mëlçi.

Të dhënat u paraqiten në korrelacion mes konsumit maksimal të çajit dhe rrezikut minimal të kancerit në mëlçi.

Rezultatet treguan se individët të cilët konsumuan sasi të mëdha të çajit të gjelbër (më shumë se një filxhan në ditë) kishin gjasa më të vogla pë t’u prekur nga kanceri në mëlçi sesa ata të cilët nuk konsumonin çaj të gjelbër.

Në anën tjetër, konsumimi i vetëm një filxhani çaj të gjelbër në ditë nuk kishte efekte pozitive domethënëse në parandalimin e kancerit në mëlçi. Analizat gjinore vërtetuan se këto efekte parandaluese dhe mbrojtëse të çajit të gjelbër vlejnë vetëm për gjininë femërore, ndërsa në atë mashkullore efekti nuk është domethënës.

Autorët erdhën në përfundim se pirja e çajit të gjelbër ka efekte pozitive në parandalimin dhe mbrojtjen ndaj kancerit në mëlçi vetëm tek femrat. Megjithatë, hulumtime të tjera nevojiten për ta sqaruar më detajisht mekanizmin e këtij efekti parandalues.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Pije

Don't Miss! random posts ..