Çaj i ftohtë me pjeshkë

Perberesit

-7 bustina caj te zi (ju keshillojme Earl Grey ose Darjeeling)
-1 limon te ndare ne feta
-1 cope te vogel xhinxher rreth 5cm te qeruar dhe te shtypur
-1 liter uje te valuar
-20 kuba akull
-2 pjeshke te qeruara, te hequr berthamen dhe te prera ne copa te vogla
-100gr sheqer (por kjo sasi varet nga preferencat tuaja)

Per dekorim

1 pjeshke e qeruar, e hequr berthamen dhe e ndare ne feta
8 dege mente (fakultatitve)

Vendosim bustinat e cajit, limonin dhe xhinxherin ne nje ene rezistente ndaj nxehtesise dhe i hedhim siper ujin e valuar. E leme te pushoje per 7-8 minuta.
Pasi te kaloj kjo kohe, heqim bustinat e cajit dhe vendosim 20 kubat e akullit ne nje broke duke i hedhur siper cajin qe e kemi kaluar fillimisht ne nje kulluese. Grijme ne mikser pjeshket qe i kemi ndare ne copa te vogla me sheqerin dhe perberjen e hedhim tek caji duke e perziere.

E sherbejme ne gota te larta me kuba te tjere akulli duke i dekoruar gotat me fetat e pjeshkes dhe gjethet e mentes, ose vendosim direkt fetat e pjeshkes ne broke.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Pije

Don't Miss! random posts ..