Byrekëza

Perbersit:
– 1/2 kg mish i grirë
– ½ I kos
– 1/2 kg petë të gatshme
– 200 ml shtalpë
– 1 thelb hudhër
– 1 kokë qepë
– vaj, kripë dhe piper i zi

Gatimi:

E grijmë qepën dhe e skuqim në vaj në tiganin në zjarr. Pasi zbutet qepa, në tigan e shtojmë mishin e grirë. Hedhim kripë dhe piper të zi. E shtypim thelbin e hudhrës dhe e shtojmë në enën me kos. E shtojmë shtalpën.

Tiganin me mishin e grirë të skuqur e heqim nga zjarri dhe në të i thyejmë vezët. Në tavolinën e punës vëmë një petë dhe e stërpikim me vaj. Sipër vëmë edhe një petë dhe e stërpikim me vaj. Në njërën anë të petëve vëmë nga masa me mish të grirë dhe i mbështjell im në formë roleje. Në të njëjtën mënyrë i përgatisim edhe roletë e tjera.

Tavën e lyej më me vaj dhe i vëmë në të roletë. Roletë i presim në copë. Hedhim vaj. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 30 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

Me lugë, sipër byrekëzave të pjekura e hedhim masën me kos dhe shtalpë. Byrekëzat i rendisim shkallë-shkallë në pjatën për servirje. Sipër hedhim kripë speci.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..