Byrekë të vegjël të mbushur me mish

Byrekë të vegjël të mbushur me mish(Kimadopita) Përbërësit:

1/2 mish i grirë viçi,
pak vaj,
1 qepë e thatë,
1/2 gotë verë e bardhë e thartë.
1 domate e grirë,
pak kanellë,
1 filxhan çaji
djathë graviera
petë të gatshme të holla
gjalpë ose vaj për lyerjen e petëve.

Përgatitja:
Në një tenxhere vëmë pak vaj dhe skuqim qepën, shtojmë mishin dhe kanellën (mund të shtojmë piper të zi e pak kripë). E skuqim mirë mishin deri sa ta pijë të gjithë ujin. E shuajmë me verën e bardhë dhe e lëmë në zjarr të ngadaltë, shtojmë domaten e grirë dhe vazhdon të zihen bashkë.
Kur kanë pirë të gjithë ujin, e heqim tenxheren në anë dhe shtojmë djathin e grirë. Hapim një petë e presim në shirita të hollë dhe i lyejmë me një penel me gjalpë,në çdo shirit vendosim pak nga mbushja me mish, i mbyllim mirë nga fillimi për të mos dalë mbushja dhe i rrotullojmë në forme rolli, i vendosim me tepsi me letër për mos u ngjitur. I pjekim në 170 gradë deri sa të jenë skuqur mirë sipër.

RECETA TË NGJASHME


Don't Miss! random posts ..