Byrek sfoliat me djathë

byreku_ok_939011697Për 20 copë:

Miell 500 gr
Gjalpë i freskët 400 gr
Kripë 5 gr
Ujë 300-320 gr

Për mbushje:

Djathë i bardhë 200 gr
Vezë 4 kokrra (nga këto vezë, merren 2 të verdha për lyerje të byrekëve mbi sipërfaqe)

Përgatitet brumi sfoliat, hapet në tavolinë ose pllakë mermeri  të spërkatur me miell me një trashësi 4-5 mm dhe pritet në copë racioni në formë katrore. Në mes të çdo cope vendoset mbushja, që është përgatitur me djathë të bardhë të thërrmuar, përzier me vezë. Çdo copë paloset më dysh, në formë trekëndëshi. Që të ngjiten, një copë e petës laget pak me ujë (me furçë). Byrekët e gatshëm vendosen në tepsi të spërkatur me pak ujë. Sipërfaqja e tyre lyhet me të verdha vezësh dhe vihen të piqen në furrë me temperaturë  230-240 gradë Celsius për 25-30 min.
Gjatë lyerjes, të kihet parasysh që të verdhat e vezëve të mos kullojnë anëve të byrekëve, sepse një gjë e tillë nuk lejon të fryhet gjatë pjekjes. Ky lloj byreku mund të përgatitet edhe me mbushje të tjera si me mish, mëlçi, djathë kaçkavall, sallam etj.

Burimi: Living.al

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Comments

Don't Miss! random posts ..