Byrek me spinaq

images (2)Në tavolinë ose tepsi hidhet miell, në mes hapet gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 550-600 gram ujë, megjthëse kjo varet nga lagështia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë i cili punohet për 10 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihen për 20-30 minuta që të fitojë elasticitet.

Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copë mbi njëra tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet dhe përvëlohet për 2-3 minuta në ujë të vluar e kripë, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe përzihet me djathë të thërmuar e vezë, shtohet kripë, piper dhe shtrohet në petë.

Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma tjetër e petëve, duke i spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja e përgatitur dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brenda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..