Byrek me soda

byrekNevojiten : 1 pako peta te gatshme nga ato per byrek 1 soda kanoçe 5 kokrra veze 0.5kg djath i bardhe 150 gr gjalp ose margarine,po shijen me te mire e ka me gjalp,,,kush e do me pak te yndyrshme mund ti hedhe dhe vetem 100 gr gjalp. 1 gote uji me qumessht.

Pregatitja: Ne nje tas rrahim vezet,,,me pas i shtojme sodan kanaçe dhe qumeshtin,,,kripa hidhet ne varesi te kripes qe permban djathi me te cilin po gatuani,,,,e leme tasin ne frigorifer per gjysem ore. Marrim djathin dhe e coptojme ne therrmija.shkrijme gjalpin ne mikrovale ose ne nje tigan. Lyejme tepsine me gjalp dhe fillojme shtrimin e peteve.Cdo 2 pete I sperkasim me gjalp,kurse cdo 4 pete hedhim djathin.1 pako peta ka afersisht 12-13 peta,keshtu qe I bie qe te kemi 2 shtresa me djath.Mbasi mbarojme shtrimin e petave e presim byrekun ne copa.I hedhim perzjerjen qe e kemi lene ne frigorifer me pare dhe ne fund e sperkasim me gjalpin e mbetur.Byreku piqet ne 180 grade.Ky byrek eshte vertet shume I shijshem. Ju befte mire!

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..