Byrek me qumësht

Byrek me qumështPër kremin nevojiten:

700 gr qumësht
300 gr krem qumështi (pana)
160 gr sheqer
6 të verdha veze
2 vezë të plota
1 vanilje natyrore (ose 1 dozë vanilje pluhur)
80 gr miell misri

Për petët nevojiten:

½ kg petë byreku
250 gr gjalpë

Për shurupin nevojiten:
300 gr ujë
500 gr sheqer
1 lugë gjelle glikozë

Në fillim përgatitim shurupin: ziejmë së bashku lëndët e nevojshme për 4 minuta. (që nga moment që merr valë) . E lëmë mënjanë të ftohet.
Vazhdojmë me kremin: hedhim në një tenxhere qumështin, panën dhe vaniljen (nëse përdorim vanilje natyrore, e çajme në mes për së gjati dhe e hedhim në tenxhere). Në një enë përziejmë sheqerin me miell misri dhe vezët (të gjitha bashkë, të verdhat dhe vezët e plota). Para se të marrë valë qumështi, hedhim 1/3 e sasisë së tij në enën me sheqer dhe e përziejmë. E hedhim këtë masë në tenxheren me qumësht dhe vazhdojmë përzierjen. Sapo të jetë lidhur kremi e të fillojë të valojë, e heqim nga zjarri. E hedhim në një enë të pastër dhe e mbulojmë me membranë plastmasi. Pasi të jetë ftohur, heqim degën e vaniljes dhe e rrahim pak në mikser që të lëmohet. Në një tepsi mesatare shtrojmë një nga një gjysmat e petëve, të lyera me gjalpë, duke I lënë cepat të varen jashtë tepsisë. Hedhim nga lart kremin e nxehtë. Palosim mbi krem cepat e petëvë të lyera gjithashtu me gjalpë, të cilat duhet të mbulojnë tepsinë, por të mos dalin jashtë saj. E fusim ëmbëlsirën në frigorifer, në mënyrë që të forcohet pak e të kemi mundësi ta presim në pjesë. Pasi ta kemi prerë, e pjekim në furrë të nxehtë në 160° Celsius për të paktën 1 orë, derisa të marrin ngjyrë petët. Pasi të jëtë gati, e nxjerrim nga furra dhe i hedhim shurupin e ftohtë.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..