Byrek me qepe dhe arra

Per 4-5 persona duhen:
miell-500gr
uje 6 filxhane kafeje
kripe
niseshte per hapjen e peteve

Per mbushjen:
4 qepe te medha
arra te qeruara dhe te grira 1 filxhan çaji
vaj 1 filxhan kafeje
gjalpe ose vaj per sperkatjen e peteve

Pergatitja:
Punojme brumin dhe e ndajme ne kuleçe te vegjel ne dy sasi te barabarta per peten e siperme dhe te poshtmen.
Lyejme tepsine me vaj ose gjalpe sipas deshires apo dietes tuaj.

Hapni çdo topth apo kulaç ne rreth me diameter  15 cm(edhe me pak nese nuk jeni shume eksperte)
Sperkatim me vaj ose gjalpe çdo rreth derisa te kemi mbaruar gjysmen e kuleçeve.
Hapim peten me diametrin e tepsise dhe e shtrijme mbi te.
Shtojme gjellen e ftohte.
Po keshtu veprojme dhe per hapjen e petes se dyte,vetem se ajo duhet te hapet me e madhe ne diameter se e para dhe shtrihet ne menyre te tille qe te krijoje rrudha.

Per pergatitjen e gjelles:
Kaurdisim * qepet ne vaj  me zjarr te ngadalshem.Sapo fillojne te veniten pak shtojme arrat e qeruara dhe te grira ne copa te vogla.Vazhdojme te kaurdisim derisa qepa te zverdhet dhe te tretet.shtojme pak uje sa te mbulohet gjella dhe e leme te zieje ne zjarr ta ngadalshem

Gjella natyrish pergatitet para brumit dhe mbushja behet  kur ajo te jete e vaket ose e ftohte,pasi ne te kundert rrezikon te shpoje peten.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..