Byrek me presh dhe qumësht

Perberesit per 1 byrek mesatar (5 persona)

per brumin

-1/2kg miell i forte (me shume gluten)
-300ml uje
-kripe

per mbushjen

-1kg presh
-200ml qumesht
-1 veze
-kripe
-piper i kuq
-pak vaj luledielli
-pak vaj ulliri

Pergatitja:

Pregatisim si fillim mbushjen me presh te cilen do te leme te ftohet gjate kohes qe do te hapim petet e byrekut: lajme dhe qerojme preshin, e presim ne rrota jo shume te holla dhe e kaverdisim ne vaj ulliri ne zjarr mesatar me kapak te mbyllur duke e perziere here pas here. E leme ne kete menyre derisa te zbutet plotesisht (rreth 15 minuta), me pas shtojme qumeshtin dhe e gatuajm edhe per 10 minuta te tjera derisa te avulloje uji i tepert. E heqim nga zjarri, shtojme nje veze te rrahur, kripe, piper, e perziejme mire dhe e leme te ftohet.

Nderkohe pregatisim brumin e byrekut:

ne tavolinen e punes hedhim miellin te cilit i hapim nje grope ne mes ku shtojme ujin dhe pak kripe. E perziejme mire derisa te formohet nje brum i forte te cilin e punojme me dore per rreth 10 minuta. Pas kesaj, e vendosim te pushoje ne nje vend larg korenteve te ajrit te mbuluar me nje pecete te paster per 20-30 minuta.

Hapim petet nje nga nje ne tavolinen e sperkatur me pak miell dhe i shtrojme ne taven e lyer me pak vaj. Byrekun e formojme duke shtruar gjysmen e peteve, me pas hedhim mbushjen dhe e mbulojme me gjysmen tjeter te peteve. Sperkasim siperfaqen me pak vaj, i mbeshtjellim anet e byrekut nga brenda dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta, apo derisa te kete marre ngjyre te arte ne siperfaqe. E sherbejme te prere ne feta me nje gote kos.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..