Byrek me petë të pjekura

byrekZihet brumi si për byrek të zakonshëm, hapin petët dhe piqen sipër sobës ose në furrë, duke lënë 3-4 fije për të shtruar byrekun. Veç rrihen vezët me qumësht, kripë e gjalpë. Në një tavë të lyer me gjalpë shtrohen petët e papjekura, spërkaten me gjalpë dhe mbi to vendosen petët e pjekura, njomen me qumësht 2 e nga 2 dhe shtrohen. Kështu veprohet derisa të mbarohen të gjitha petët. Po të mbetet qumësht, hidhet përsipër, spërkatet me gjalpë dhe piqet.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..