Për 8 persona nevojiten:
- 1 pako petë të gatshme,
- 100 ml. krem qumështi,
- 1 filxhan çaji gjalpë,
- 200 gr. djathë (preferohet dy llojesh),
- 1 qepë e freskët,
- 2 presh,
- 6 vezë,
- 150 gr. djathë kaçkavall,
- kripë,
- piper i freskët.
Përgatitja
Vendosni qepët dhe preshtë në një enë ku keni hedhur ujë dhe kripë e i lini për 10 minuta. Më pas i kulloni dhe i skuqni. Në vazhdim i hiqni nga zjarri dhe shtoni djathin të shkrirë me pirun dhe kaçkavallin e grirë.
Rrihni vezët me kremin e qumështit dhe i shtoni në masën e mësipërme. E përzieni mirë dhe hidhni kripë e piper. Shtroni gjysmën e petëve (të lyera me gjalpë) në një tepsi të rrumbullakët dhe vendosni mbi të masën e përgatitur. Më pas shtroni edhe gjysmën tjetër të petëve, duke i lyer një nga një me gjalpë. Me petët që dalin jashtë tepsisë krijoni një kore të trashë rreth e rrotull. E lyeni byrekun me pjesën e mbetur të gjalpit dhe më pas e piqni në furrë në temperaturë 200 gradë celsius për rreth 1 orë.