Byrek me angjinare

Përbërësit: 2 petë speciale,
-1 qepë të kuqe,
-400 gr angjinare,
-200 gr djathë të tymosur,
-60 gr djathë parmixhan të grirë,
-1 vezë, kripë,piper,
-vaj ulliri,
-1 pako shafran pluhur,
-1 thelpi hudhre

Si fillim përgatisni petët e byrekut ( mund të përdorni edhe petë të thjeshta, por më i shijshëm bëhet me petët speciale me gjalpë. Kliko këtu për të parë recetën).

Filloni të pastroni mirë angjinaren.

Në një tigan me vaj grini qepën, kavërdiseni pak e më pas shtoni angjinaret e prera në copa. Bashkoni në të dhe hudhrën, kripë e piper. Trazojini mirë, mbuloni tiganin me kapak dhe lëreni të piqen me zjarr të ulët. Në një gotë me pak ujë shkrini shafranin, trazojeni dhe shtojeni në tigan. Lëreni tiganin në zjarr derisa të jenë bërë angjinaret.

Më pas shtoni djathin e tymosur të prerë në copa, djathin e grirë dhe vezën e rrahur. Trazoni mirë gjithë përbërësit dhe hidhni masën e përgatitur mbi petë. Mbulojini me petën tjetër sipër. Bëjini disa prerje me thikë petës sipër.

Tavën piqeni në furrë të nxehtë 230°C përreth 40 minuta.

Pasi është pjekur lëreni të ftohet e më pas prijeni byrekun në copa dhe shijojeni të ngrohtë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..