Burani

Përbërësit për 4-5 persona:

1 kg spinaq
1 filxhan kafeje oriz,
4-5 lugë gjelle vaj
1 kokërr qepë
1 lugë gjelle salcë domateje
kripë
piper
kopër

Spinaqi pastrohet, lahet dhe përvëlohet në ujë të valuar me kripë për 1-2 minuta. Orizi pastrohet, lahet dhe zihet derisa të jetë gjysmë i gatshëm, pastaj i hidhet spinaqi i përvëluar. Veç skuqet qepa derisa të marrë ngjyrë ari, shtohet salcë domatesh, piper. Skuqet dhe pak dhe hidhet në spinaqin me oriz. Të gjitha së bashku ziejnë 10 minuta derisa orizi të jetë gati. Në fund mund t’i hidhet kopër ose nenexhik.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..