Buljon peshku

buljonPër buljon përdoren peshq qe nuk kane erë karakteristike. Krapi, ngjala apo ndonje lloj tjetër peshku nuk përdoren mbetjet nga filetat ose kokat e peshkut lahen dhe vihen në tenxhere. U hidhen qepë të prera përgjysmë e të pjekura mbi pllaken e sobës, karota, rrënjë majdanozi e selinoje, piper i zi kokërr, gjethe dafine dhe kripë. Masa vendoset të ziejë.

Në fillim lihet në nxehtësi të fortë dhe, pasi merr valë i hiqet shkuma e krijuar, ulet nxehtësia dhe lihet të ziejë për 25-30 minuta. Pasi hiqen nga zjarri, filetat ftohen dhc kullohen. U qerohet tuli me kujdes nga halat dhe përdoret per t’ia hedhur supës.

Buljoni i përgatitur është bazë për përgatitjen e supave me peshk dhe për përgatitjen e salcave. Per tu pasuruar buljonin me vlerë ushqimore, sipas dëshirës dhe mundësisë, vendosen të ziejnë edhe peshq të tjerë, që shërbehen me garnitura të ndryshme.

Article Tags:
Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..