Bukë shpije

Bukë shpijePërbërësit:

-1kg miell
-0.5 L ujë
-1 lugë gjelle kripë
-1lugë gjelle sheqer
-1 lugë gjelle tharmë bukë

Përgatitja:

Tharmin, sheqerin, pak kripë dhe dy lugë miell i perzijmë në një gotë me ujë të vakët dhe e lëmë në vend të ngrohtë qe të vije. Pastaj e përzijmë me ujë, kripë dhe miell dhe ashtu e zëmë brumin e bukës të cilin e lëmë të mbuluar me picetë kuzhine afër një orë. Brumin e ardhur e ngjeshim me miell dhe e shtrijmë në tepsi ose e ndajmë në 7-8 kuleqë të cilët i ngjeshim një nga një dhe i reshtojmë në tepsi të lyer me yndyrë. Kuleqtë e bukës piqen afër 50 min në 200C.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..