Bukë me mollë

Bukë me mollëPërbërësit:
-2 mollë
-2 gota miell
-2 vezë
-1/2 filxhan gjalpë
-1 filxhan sheqer
-1 lugë çaji sodë buke
-1/2 lugë çaji kripë
-1 lugë çaji kanellë
-1/2 lugë çaji karafilPërgatitja:

Ngrohni paraprakisht furrën në temperaturën 175 gradë Celcius.Në një tas shtoni gjalpin dhe sheqerin dhe përziejini ngadalë derisa të zbuten.Në një enë tjetër shtoni miellin, sodën e bukës, kripën, kanellën dhe karafilin. Shtoni në të edhe masën e gjalpit me sheqer dhe përziejini ngadalë.Më pas hidhni edhe mollët e copetuara imët dhe gatuajeni brumin me duar në mënyrë që të ngjeshet më mirë.

Lyeni enën e pjekjes me pak yndyrë dhe vendosni në të brumin e përgatitur.Vendoseni në furrë të piqet për rreth 1 orë, derisa të marrë një ngjyrë kafe të errët.Pasi të jetë pjekur, largojeni nga furra, lëreni për 15 minuta dhe më pas mund ta largoni nga ena e pjekjes.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..