Bukë me hudhër dhe djath

 Bukë me hudhër dhe djathPërbërësi:

Një gotë ujë të nxehtë
Një lugë gjelle mjaltë
Pak maja (tharm) të thatë
3 gota miell
Vaj ulliri
150 g djath të forte (kashkavall, edam – djathë holandez)
½ gotë gjalpë prej hudhrës
Në një tigan të madh, përzieni ujin, mjaltin dhe tharmin si dhe lëreni të qëndrojnë për rreth 5 minuta. Kur të vjen tharmi, hedhni miellin dhe zieni brumin ngadalë. Shpërndani brumin me vaj ulliri dhe mbuloni me një leckë derisa të vijë.

Pasi të vjen brumi për rreth një orë, ndajeni atë në dy pjesë të barabarta, dhe formoni dy bukë të hollë dhe të gjatë, për formë të veçantë bëni një kthesë në formë spirale, vendoseni në një tepsi për pjekje, mbulojeni përsëri dhe lëreni të pushojë edhe për gjysmë ore.

Ngrohni furrën në 200 C, dhe para se ta vendosni bukën për ta pjekur, uleni temperaturën në 160 C dhe piqeni atë për rreth 20 minuta.

Nërkohë që buka është duke u pjekur, preni djathin në feta të holla si dhe shkrijeni djathin prej hudhrës. Kur buka të merr ngjyrë të mire, hiqeni nga furra dhe lëreni që të ftohet për rreth 15 minuta, dhe me një thikë preni bukën në vija por jo deri në fund, vetëm sa për ti dhënë formën. Çdo prerje që e bête me thikë mbulojeni dhe mbusheni me gjalpë dhe në të vendosni një copë djathë, kështu së bashku prap vendoseni në furrë për 5 minuta deri sa të shkrihet djathi.

Si ta bëni gjalpin prej hudhrës
Përbërësit e nevojshëm:

Një filxhan gjalpë i zbutur
Një lugë gjelle hudhër e grirë imët
Kripë, piper
Salcë italiane, djathë parmesan, piper i kuq (sipas dëshirës)
Të gjithë përbërësit përzieni mirë, vendosni në një folie plastike duke ia bërë formën e salsiçes,mbulojeni mirë dhe vendoseni në frigorifer për pak kohë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..